Maki Beqiri Asllani: Barbarët vrastarë jetojnë pranë familjeve të tyre krejtësisht të lirë, luftëtarët qëndrojnë brenda 4 mureve, mbyllë

Makfire Beqiri-Asllani: Një roman për betimin e mbajtur të motrës Zanë, vepër e shkrimtarit, Ahmet Qeriqi

Zanën e zu gjumi. Qull nga djersët është bërë, po rënkon e po i përpëlit sytë trishtueshëm, ajo shihka ëndërr, diçka tepër të dhimbshme, përndryshe pse të dukej kështu, medet, kaq e re me ankthin që po i jep pamjen e një fytyre të një shkëmbi rrahur nga stuhitë e kohës, pika e ujit është bërë, nuk më arrin dora ta thërras, ta zgjoj nga kjo gjendje, dora as zoni s’më arrin edhe që e kam këtu, në zemër, në dej gjaku…mos na nxëntë mallkimi i saj edhe që nuk mallkon. Nuk e di pse më janë rëndu edhe mua qepallat, gjumi po vjen i paftuar, do të më rrëmbej shpejt dhe them me vete, veç në ëndërr mund të rri me Zanën. Edhe unë po flejë… ZANË.
Roja e gjakut të çlirimtarëve, Ahmet Qeriqi, përmes Lules së Kosovës të solli te unë, oj Zanë. Ti nuk ke frikë. Do të jetojmë bashkë. Deri në vdekjen time. Ahmet Qeriqi, të ka gjetur, sikur gjen zana e dragonj, ti je me fat motër se dora që të gjeti, i ka rrëfyer botës për ty, e bota ende nuk na bën hesap për hiç, veç kur bie ndonjë copëz zjarri, kthejnë kokën kah ne, e mos them ma shumë se edhe nuk marr vesh, por kjo nuk më ka penguar t’i kuptoj rojet e gjakut që kanë faktuar për disa gjenocide mbi ne.
Zanë, që kur u takuam, në këtë rrëfim, ma ke marr zemrën.
Zanë, babai yt sikur t’i kishte shtatë zemra, gjithë ajo torturë mbi të, dhe gjallë, së paku e thërret o babi, le të rroj qoftë dhe kështu në shtratin e vdekjes, se veç të vdekur na duan barbarët e mesjetës dhe hafijet. Kështu moj Zanë, kur t ‘godet armiku dhembja është pak ma e lehtë por kur na godet i yti, s’ka peshore që e mat.
Pasha Zotin, në një rast të tillë, edhe unë e admiroj gjakmarrjen.
Zanë, edhe ti si unë shpesh them ku ishe o Zot, as ty shpesh s’po të bind as nëna që veç Zoti çfarë ka thënë bëhet. Zoti ynë veç mirë urdhëron, veç mirë vepron. Ndërsa ai zoti që prenë koka e hanë toka duhet të jetë i Barbarëve.
Zanë, Roja lajmëron të paska vdekur babai, mos e qaj, i pushuan dhimbjet e trupit e të shpirtit. Shihe, shih atje lart mes yjesh sa ndriçon mbi ty, mbi ne, mbi Kosovën. Zanë, sëpatën me gjak të zi t ‘barbarit e paskeni mbështjellë me re të zeza ,,arnaute” e bukur e tjera herë në ara shkoni me revole kujtoj ma kollaj.
Zanë, u zgjove apo ende jam ëndërr? ?
U zgjova po ti qenke n ‘ëndërr tani, po të rrëfej, dëgjo mirë.
Babën ma mbytën n ‘torturë, mezi dha shpirt, i kam nënën e dy vëllezër, fort po tutem për ta, shkau edhe për se vdekuri vret shqiptarë, mos më pyet për nanën, shpëtoi për pak te ara, dhe shihe komshiun tonë mos ke frikë, ai ka besë shqiptari e nuk e thotë ç’pa me sy. Veçse shumë po tutem për vëllezërit. Se familjen tonë e kanë pre siç prenë qindra mijëra shqiptarë.
Unë jam Zhana e fillimit, po po, Zhanë më kanë pagëzua por Roja e Gjakut-Ahmet Qeriqi, tek po luftonte për Liri mes qelive të akullta më ktheu në shqip te emri i Trungut tim që ju bëftë dritë jete e dritë atdheu se ndoshta Zhanë do tretesha shekujve.
Do të mi vrasin vëllezërit ma thotë një zë i brendshëm.
Nuk e duroj këtë ndjesi, ndoshta e dëgjojnë nënën e ikim për Shqipëri, por jo, kufitarët na vrasin, më mirë për Shkup. Jo po, njëri vëlla nuk bindet, e i vogli vet nuk e lë. Medet për nënën medet për mua.

Makfire Beqiri-Asllani: Një roman për betimin e mbajtur të motrës Zanë, vepër e shkrimtarit, Ahmet Qeriqi
Zot të lutem mi largo këto mendime terr të zeza.
Por zoti është forca mbi tokë, pra është shkau.
Fort po kam dëshirë ti bashkohem luftës së Azem Bejtës por nuk e di si do rrjedhin gjërat. Plot bashkëfshatarë po dërmohen nën dajak të shkive për shkaun e vrarë te Hija e Manit aty te ara jonë, e po më dhimbsen shumë, por kjo është jeta dhe fati ynë. Ani këta hafijet që n ‘qafë na morën. Nuk kanë thënë kot “ma i zi myzeviri se katili”. Pështjellim i madh, kërkohet kufoma e atij krimineli, se, kalin ja kanë gjete di kund ma këndej. Tani unë kom punë, m ‘duhet m’i ndihmua nënës e ty t ‘rrëfen Roja e Gjakut, Ai që m ‘gjeti pas një shekulli. Vazhdo ëndërro por kujdes se është histori e trishtë moj, por edhe ti e din se nuk ka brez që nuk e jetoi mbi lëkurën e tij dorën barbare.
Po, Roje? Dëgjo, mbyllur në kazamatet e shkive, tek po kërkoja Liri, e gjeta Zanen ajo atëherë ishte Zhanë. Bijë e një familjeje të përzier por që ashtë e rrashtë ka dalë shqiptare. E pagëzova Zanë. Fati në fatkeqësi aty ndodhi. Pas përpjekjeve të mëdha, familjen e Zanës nuk munden ta tjetërsonin si disa të tjerë. Familje me taban janë këta. Krejt n ‘gjak u lanë trojet tona edhe që dorën në zemër kishim boll trima mes nesh por fati i trimave të rrallë është tragjik. Tragjik. E vranë shkaun. Shka më. E vranë se s’deshën t’i turpëronte. U rrethua shpija e Zanës, i duan të gjallë ti marrin me vete, i lusin të dalin jashtë duart lartë, paqësisht, por jo, me ato pak fishek qëndruan deri sa mbetën duarbosh, i zunë i lidhen këmbe e duar, i morën me vete barbarët, ndërsa nëna e tyre i humbi ndjenjat n ‘momentin që u rrethuan.
U paralizua.
Edhe Zanën e morën por e liruan për shkak ishte femër dhe kinse të kujdesej për nënën që i kishte mbet e vetme dhe pa ndjenja në shtëpi. Zanës po i trembeshin sa herë e kujtonin Shotë Galicën se këto ,,arnautet” janë më besnike se burrat, ma trimëresha e të pa dorëzuara, po thoshin mesjetarët pushtues. Në të dalë prej katundi pranë një pylli ua ngritën kurthet dhe tek po mundoheshin të iknin nga karrocat e shkive, shtinë mbi ta, i vranë që të dy.
I vranë.
Ishin të pamartuar, s’ju kishte lënë pushtuesi hapësirë për ëndrra rinore. Lajmi po udhëton deri te katundi, e kobi po troket në derën e nënës së tyre e të Zanës, motrës së vetme. Nëna kishte mbetur e pandjenja dhe mirë që s’e mori lajmin e zi, e Zana, ah Zana lëshoi vaj e britmë sa u trembën dhe zogjtë e malit, e mes vajit u betua: Vllaznit e mi, gjakun tuaj nuk fali, edhe mbi varre e dha këtë besë, bilës zoni i besës ishte i lartë dhe dëgjoi krejt katundi.
Zana tani po kujdeset për nënën e saj, por të gjitha mendimet shpinin tek hakmarrja, se kjo bijë fisnike nuk e falë gjakun e vëllezërve.
Harroi që ishte e re, harroi që ekziston pajë nusërie, ajo nuk e falë gjakun, kot që imamët e paguar nga shkiet po thoshin myslimani nuk merr hak por ia lënë Zotit…, sheriati s’i lejon, por shkiet e dinin “Kanunin e Lekes” dhe kjo i bënte dyshues, i trembte. Zakoni thoshte të martohej Zana, por ajo kishte veç një qellim në jetë, marrjen e gjakut të dy vëllezërve dhe për këtë do pranonte të viktimizonte vetën. Ligësia e burracakëve nuk njeh lidhje gjaku. Zana besoi që i gjetën njeriun që me patjetër do merrte gjakun për vëllezërit e saj. Nënën po e merrte daja i Zanës nën përkujdesje, jo pse e kishte motër por lirat e premtuara kalonin esencën e njerëzores, kalonin mbi gjakun e gjakut të motrës.
Tani dy persona të ndryshëm, Zana që nuk fal gjakun e vëllezërve dhe daja që shet gjakun e gjakut të tij. Një harambash që kishte pas disa gra e që ishte tani i vetmuar pagoi lira për Zanën e bukur. Zana shkoi nuse pa këngë e dajre. Nuk lejoi. Ishte në zi për vëllezërit e vet. Burri që e mori për grua kishte garantua që hakun për gjakun e miqve do e merr dhe Zana tani pakëz ma e shpresuar po pret ditë e natë kur do vriten hafijet e shkive e së paku t’i qetësohej ndërgjegjja e besës së dhënë mbi varre.
Por jo.
Pritje e kotë.
I hëngri fjalët burri i saj, i hëngri fjalët dhe shkuesi. Zana nis e vuan besën e dhënë…
Burrë i thënçin, pisit ,në vend t’ju merrte gjakun miqve, atë natë u morën vesh që të pajtoheshin me hasmit hafije dhe u pajtuan çdo herë me tregti lirash. E shitën gjakun e vëllezërve të Zanës. Asgjë tjetër përveç pasurisë nuk njihnin. Sot e asaj kohe kurrë s’ju ngeli në fyt siç pretendojmë.
I vdiq dhe nëna, Zanës. Tashmë mbeti fikall vetëm.
Zana si zana, kishte përgjua nga tavani dhe i tha burrit n ‘sy ju kom dëgjua more i pabesë. Tani më, mori fund martesa. Tinëz Zana ma armën brezit hipur mbi kalë, doli vringëllimë nga shtëpi e atij pisi të cilit po i shërbente edhe një e mjerë që ia kishte vrarë burrin, po ky, e mjera e dinte por ( siç thonë) buka t ‘sjell në derë të hasmit.
Zana si era arriti deri te hafijet shqiptarë që do ju merrte gjak mbi vetull hë dora i lumtë. Bam…bie i pari përdhe. Bam bam, bie i dyti përdhe. Dy vëllezër bashkëpunëtorët e shkive fëlliqen token me gjakun e tyre të ndyrë.
Zana hipur mbi kalë, largohet, largohet por pa cak e konak. Pa bukë e ujë. E lodhur por e çliruar. Gjakun e mori. E lodhur e sfilitur bie në gjumë nën shkurre që mos hetohej diku përball katundit të ish burrit tashmë. Zana po ngritët nga gjumi, e lodhur por krenare, nata ishte terr e zezë. Ia mësynë konakut ku që nuse për pak kohë. Mezi arriti të hynte se edhe terri ishte bo i katran atë natë për fatin e saj. Gjeti shërbëtoren të vdekur, dënesi me kujë, i hapi varrin aty jashtë te gardhi te një vend i butë, nuk harroi ta mbulonte me një dërrasë se e deshi si nënën e vet. Shoi urinë me bukën që kishte lënë dhe…rrap rrap dëgjon ca hapa…shtanget e tëra se revolja i kishte rënë diku dhe s’po e gjente dot. Shpejt gjeti sëpatën, kështu së paku do i detyronte ta vrisnin që mos t’ju bie gjallë në duar. Por fati i zi nuk bëhet i bardhë, pa nuk bëhet. Pas shumë përpjekjeve e zunë të gjallë. E lidhen. E morën . E dërguan drejtë në hetuesi. Roje e Gjakut, t’u ka shterë zëri e ndoshta unë, populli Yt të jemi kacavjerrtë aty në gjoks, por, dëbona, nuk ja vlen gjithë jeta jote të ikë për ne?! Prit bijë se ky është fillimi për shekujt e gjakosur të shqiptareve. Dëgjo për Zanën se aty ka shekuj që lëngojnë nga heshtja jonë. Zana nuk po pendohej. Kam marr gjakun për gjakun tim ju thotë kriminelëve që veç njerëz nuk mund të jenë. ,,Arnautja” e bukur e syrin zjarr, tani po ndihej e çliruar për besën e realizuar por trishtimi çfarë mund t’i ndodhte aty mes barbareve të mesjetës po i merrte shpresën e mbetur, keqtrajtimi me ushqim sikur po i merrte edhe jetën . Por zanë maaa, po qëndron sa edhe gurët nisën të zhgurëzoheshin nga trimëri e saj. Mes mijëra provokimesh nga gardianë e gardiane, Zana po qëndron dhe po i respekton rregullat e burgut.
Roje Gjaku, respektimi i rregullave të burgut nga Zana, më ngjason sikur të ishte bija jote. Kështu kam mësuar për Ty dhe për një shok që tani është dëshmor, se vërtetë nuk është trimëri e as burrëri të shitet forcë qelive të tyre, ata mezi presin të shuajnë rojet e atdheut, e atdheu pa ju, si nata pa hënë e dita pa diell.

Zanën sërish e zu fati i rëndë, ajo tani vrau gardianin e burgut për arsye nderi, si shkaun te Mani atje te ara e grurit. Sapo ia kish ulë dënimin nga 40 vjet në 12. Zana e trishtuar nga çfarë kishte mësuar në burg, sërish në vetmi dhe po priste strukur e duart kryq në gjoks nga çasti në çast se do e çnderonin e do e mbysnin si shumë të tjera e do e hidhnin në kanalin e ujit.
Roje e Gjakut Ahmet Qeriqi, unë po zgjohem nga kjo ëndërr e trishtë dhe po aq e bukur, po zgjohem e qetë se Zana me njerëzorin, ish gardianin Mitar, paskan ikur në Shqipëri, por ata kishin ikur në Hungari. Radhën e ka rapsodia me këngë për Zanën nën këtë diell libri “BETIMI I MOTRES”.
Bacës së Kombit Ahmet Qeriqi i dhëntë Zoti shëndet e jete te gjate NJERIUT tonë. LAVDIA e përcjelltë përgjatë jetës, ndryshe Ai ka hy ne historinë kombëtare, të njeriut të Urtë- shkrimtarit unik të fjalës së shkruar ku e vulos përjetësisht të vërtetën e kombit.
Secilit nëpër çdo kohë Baca ynë Ahmet QERIQI, ju depërtoi deri në bërthamën e veprimtarive duke na pasuruar nga bojë e shpirtit të Tij. Një Ahmet Qeriqi e kanë trojet tona, troje këto mbi të cilat kaluar po shkojmë. Përjetësisht qofsh i bekuar nga çdo pikë gjaku, nga çdo shqiptar, nga çdo gurë, lis e lot e nga çdo shekull sa diell te ketë mbi tokë!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …