Ministria e Shëndetësisë: Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor

Nuk përkrahet ideja e deputetit Gola për ndërprerje të grevës, 663 shoqata sindikale shprehen kundër, 39 pro

Përmes një komunikate për media të lëshuar  nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit, Gola,  është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucioneve arsimore. Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me mos vendosjen e  notave për nxënësit. Nga raportimet e prezantuara  është  parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gola, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar  këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut. Në këto rezultate nuk është përfshirë  një komunë , kryetari i të cilës  ka deklaruar me shkrim se gjithë  grevistët atje  nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola, por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë  kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga SBASHK-u.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …