Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Brukseli me kritika për Kosovën: Bllokada politike dhe ndikimi në drejtësi po pengojnë integrimin evropian

Fragmentimi politik, bllokimi i institucioneve dhe ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë po e pengojnë Kosovën të shënojë përparim të mjaftueshëm drejt integrimit evropian. Këto vlerësime përfshihen në draftin e Pakos së Zgjerimit të Komisionit Evropian, publikimin e të cilit e pret javën e ardhshme Radio Televizioni i Kosovës. Sipas draftit, mosfunksionimi i Qeverisë dhe Kuvendit, si pasojë e përçarjeve politike, mbetet një prej pengesave kryesore për avancimin e vendit. Brukseli shpreh shqetësim edhe për ndikimin politik dhe të grupeve të interesit në gjykata dhe prokurori, duke vënë në pikëpyetje përparimin në fushat themelore të integrimit. Vlerësime të ngjashme negative për përparimin kanë marrë edhe Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Megjithatë, dokumenti evidenton edhe një zhvillim pozitiv për Kosovën: për herë të parë, përafrimi i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian pasqyrohet në kuadër të kapitullit 31.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vrasja e Arlinda Zekajt nuk mund të mbetet pa përgjegjësi politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, …