Raportimi i Simmonsit po shihet si pa efekt juridik pasi zyrtarët e EULEX-it nuk mund të ndiqen penalisht në Kosovë

Malcolm Simmons: Nuk i besoj Gjykatës Speciale, ajo është krijuar për t’i dënuar ish-komandantët e UÇK-së

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale. Ai para deputetëve të Kosovës, ka thënë se niveli i tij i besimit në Dhomat e Specializuara është i barabartë me besimin që ai e ka në gjyqësorin e Rusisë apo Iranit. “Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Simmonsi. Më tutje, ai ka thënë se ka vërejtje edhe në komunitetin ndërkombëtar karshi Gjykatës Speciale. “Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”, ka thënë Simmons.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …