Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar

Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të projektit “IPA 2014-2020, në baza të të cilit 18 komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë. Në nënshkrimin e  marrëveshjes të cilën e bënë ministri malazez për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi u bë e ditur se fondet e akorduara do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore. mbasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, falënderoi Malin e Zi për përkrahjen që ia jep Kosovës. Jam i sigurt se do të punojmë me projekte tjera, për të vazhduar bashkëpunimin dhe në të ardhmen”, tha Durmishi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …