Malisheva përfaqësohet me dy shkolla në finalen e garës kombëtare të mendimit kritik

Dy shkollat e mesme, Gjimnazi “Hamdi Berisha” dhe Institucioni Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP)  “Lasgush Poradeci”, janë kualifikuar në finalen e Garës Kombëtare të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar te të rinjtë”, të organizuar nga “Teach for Kosova”.

Gara finale do të mbahet më 27 janar 2026 (e martë), duke filluar nga ora 10:00, në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, të Komunës së Vitisë. Në këtë finale do të marrin pjesë 32 nxënës nga dy shkollat përfaqësuese të komunës sonë.

Pjesëmarrja e nxënësve tanë në këtë fazë përfundimtare përfaqëson një arritje të rëndësishme në nivel vendi dhe dëshmon përkushtimin e tyre në zhvillimin e mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar.

Komuna e Malishevës i uron suksese nxënësve dhe mësimdhënësve pjesëmarrës në këtë garë kombëtare dhe shpreh mirënjohje për të arriturat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ngushëllon familjen Mazreku, me rastin e humbjes tragjike të jetës së familjares, si pasojë e zjarrit

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin e tij personal, kryetari i komunës …