Malisheva, vazhdon të jetë komuna më e sigurt në vend

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i komunës së Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të radhës për këtë vit, ku është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme. Këtë mbledhje e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Malishevës, z.Rexhep Mazreku, sipas të cilit, duke u bazuar në raportet që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme, Komuna e Malishevës, vazhdon të mbetet komuna më e sigurt në vend.

Se situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, është e qetë, stabile dhe pa elemente të prishjes së kësaj situate, e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina. Kapiteni Morina, gjithashtu ka konfirmuar se ka “rënie të vazhdueshme të rasteve të krimeve në territorin e Komunës së Malishevës dhe se Malisheva prinë në raport me komunat tjera, sa i përket sigurisë së përgjithshme”.

Përndryshe në këtë mbledhje, u trajtua edhe nevoja për vendosjen e kamerave vëzhguese në hapësirat publike, pastaj problematika e qenve endacak, situata epidemiologjike nga ethet hemoragjike, përkatësisht përgatitjet për fillimin e spërkatjes selektive të zonave që cilësohen endemike dhe masat tjera, që janë të parapara me strategjinë kombëtare për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …