Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit, më 22 mars. Andaj Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja. Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e ‘Qeverisë në detyrë’ – derisa të zgjidhet Qeveria e re”, ka shkruar, Eugen Cakolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
