Maqedonci bisedon me zyrtaren e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim virtual me Ariella Viehe, shefe e operacioneve aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s. Gjatë takimit, Maqedonci e ka njoftuar zyrtaren e NATO-s për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe për planet dhe objektivat strategjike për periudhën e ardhshme. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë me përkushtim koordinimin e ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si thelbësor për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e mbikëqyrjes civile të FSK-së. “Theksova se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtejmë me NALT, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në mënyrë që Kosova dhe FSK të kontribuojnë edhe më fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka njoftuar Maqedonci. Ministri në detyrë ritheksoi përkushtimin institucional për integrimin euroatlantik, duke nënvizuar se Kosova po avancon me hapa të sigurt drejt anëtarësimit në NATO, ka përfunduar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca kritikon Dimal Bashën dhe Sami Kurteshin

Numri dy i VV-së, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj disa veprimeve të Kryetarit të …