Maqedonci dhe nënkoloneli Butler diskutojnë për operacionin Interflex, synohet zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me nënkolonelin Mike Butler, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve dhe bashkëpunimit në kuadër të operacionit “Interflex”, që vlerësohet si misioni më i rëndësishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jashtë vendit. Maqedonci tha se takimi ka qenë produktiv dhe se janë diskutuar aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të planit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Operacioni Interflex përbën misionin më të rëndësishëm aktual të FSK-së jashtë vendit. Po ashtu, duke njohur potencialin e ushtrisë sonë, temë diskutimi ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në drejtime të reja, në mënyrë që ushtria jonë si Forcë profesionale t’i kontribuojë paqes përtej kufijve tanë shtetëror”, shkroi ai. Ministri në detyrë e vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar si një ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Mbretëria e Bashkuar ka qenë partner i rëndësishëm dhe tejet mbështetës në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike dhe ligjore të secilit sektor. Kontributi i tyre në fushën e sigurisë ka qenë jashtëzakonisht i vyer”, përfundoi Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Auditimi zbulon parregullsi në MPB: Pagesa të jashtëligjshme dhe emërime në kundërshtim me rregullat

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar një raport kritik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, …