Maqedonia e Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që kanë bllokuar procesin e integrimit në BE

Maqedonia e Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që kanë bllokuar procesin e integrimit në BE

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që po e mbajnë të bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Muhamed Halili dhe Vasko Naumovski. Pritjet e tyre pozitive ata i bazojnë në agjendën e Qeverisë së re bullgare, që përskaj aspekteve historike, dy vendet të bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik, infrastrukturën, kulturën, shëndetësinë dhe çështje të tjera që janë në interes të përbashkët. Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka thënë se për këto çështje duhet të formohen grupe pune dhe rezultatet e para të shihen brenda gjashtë muajve. Puna e tyre pritet të nisë pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të udhëheqë Dimitar Kovaçevski.

Kontrolloni gjithashtu

Kriza politike rrezikon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Kriza e re politike në Kosovë po shihet nga analistët si një rrezik serioz për pozitën …