Protestuesit dhe policia janë përleshur në disa qytete të Kazakistanit, pas rritjes së çmimeve të energjisë

Protestuesit dhe policia janë përleshur në disa qytete të Kazakistanit, pas rritjes së çmimeve të energjisë

Protestuesit dhe policia janë përleshur në disa qytete të Kazakistanit, ndërkohë që zgjerohen protestat pas rritjes së çmimeve të energjisë. Në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, qindra protestues, disa të pajisur me shkopinj gome, kanë hyrë në zyrën e kryetarit të qytetit më 5 janar, ndërkohë që policia është përballur me ta përmes gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës. Ka pasur raportime për shpërthim të zjarrit në ndërtesë. Kryetari Qazim Toqaev, ka shkarkuar Qeverinë dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të Kazakistanit – duke përfshirë Almatin dhe kryeqytetin Nur-Sulltan – me qëllim të zvogëlimit të protestave, të cilat kanë shpërthyer tri ditë më parë për shkak të rritjes së çmimeve për gaz të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.  Protestat shumë shpejt janë përhapur në gjithë shtetin, duke shfaqur mbështetje për protestat që kanë shpërthyer fillimisht në Mangastau.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …