Maria Zaharova: Federata e Rusisë është plotësisht e përkushtuar për të shmangur një konflikt bërthamor

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka deklaruar  se Federata e Rusisë është plotësisht e përkushtuar për të shmangur një konflikt bërthamor. Kjo deklaratë u publikua pasi në botë u rritën shqetësimet nga  disa burime lajmesh  që dolën  nga Kremlini,  dhe që linin të kuptohej se armët bërthamore ishin opsion nëse lufta në Ukrainë do të përshkallëzohej. “Federata Ruse plotësisht i përmbahet parimit që të mos lejojë që një luftë bërthamore të nisë… Ne kemi thënë dhe e konfirmojmë këtë çdoherë. Sipas doktrinës së ushtrisë ruse, shteti ka të drejtë të përdorë armë bërthamore në rast se ka rrezik për ekzistencën e vet. Nuk do të kishte fitues në një luftë të tillë dhe një gjë e tillë kurrë nuk duhet të ndodhë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër …