Martin Dvorak: Çekia e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

Martin Dvorak: Çekia e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

Ministrii për Çështje Evropiane i Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti,  deklaroi se vendi i tij mbështet Kosovën  në rrugën e integrimit  euro-atlantik. Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks te mundësitë e avancimit të tyre. Kurti falënderoi ministrin Dvorak për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë. Gjithashtu, Kurti shprehu mirënjohjen për Çekinë për mbështetjen e dhënë, përfshirë kontributin në mbrojtje dhe siguri përmes KFOR-it dhe EULEX-it, proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave. Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …