Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur snë takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, me të cilin kanë biseduar  për situatën e sigurisë në vend dhe intesifikimin e patrullimit kufitar nga KFOR pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrë  shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes. Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tone”, ka shkruar Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …