leoni

Matthew Palmer

Matthew Palmer nuk e përjashton mundësinë që zonja Medeleine Albright të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm amerikan për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, Matju Palmer nuk e përjashton mundësinë  që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, zonja  Medeleine Albright të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së demokratit, Xho Biden. Ai ka konfirmuar se interesat amerikane në Kosovë janë të qëndrueshme dhe kapërcejnë momentet politike të caktuara. Po kështu mendoj se është e qartë se angazhimi ynë për partneritetin tonë me Kosovën dhe Serbinë do të mbetet i fortë, pavarësisht nga personalitetet individuale që mund të punojnë për këto çështje në Administratën e ardhshme”. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan z. Palmer ka saktësuar me këtë rast  se një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë do të hapte rrugën përpara drejt integrimit evropian për të dyja vendet. Kjo nga ana tjetër, do të ndihmonte në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin, ka thënë mes tjerash z. Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …