Muhamed Shehu – sportisti më i mirë i Rahovecit për vitin 2020

Në Galerinë e Arteve në Rahovec, është mbajtur ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit në Komunën e Rahovecit, ceremoni kjo e organizuar nën patronazhin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Gjatë kësaj ngjarje u shpall sportisti më i mirë, trajneri, Klubi, sipas propozimeve të dërguara nga Klubet Sportive dhe vlerësimit nga Komisioni për Zgjedhjen e Sportistit për vitin 2020. Nga Komisioni  Vlerësues, i përbërë, nga Qemajl Krasniqi, Agim Hoti , Arbnora Sokoli, Gazmend Daka, Shaqir Haxhimustafa,Taulant Haxhimustafa, Admir Mullabazi, Afrim Dina, Ilir Haxhijaha, Edin Shtavica, Valerjana Popaj. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtorja për kulturë, rini dhe sport Bjondina Kleqka. Sipas këtij vlerësimi, Çmimi “Sportisti më i mirë i vitit 2020”  i takoi Muhamed Shehu, futbollist i KF ‘’ Rahoveci’’, të cilin e ndau Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Klubi më i suksesshëm i Rahovecit u shpall, KB”Rahoveci’’. Epiteti i trajnerit më të suksesshëm për vitin 2020 i takoi  Sabaudin Kollari. Ndër të tjera me një fjalë rasti, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi çmoj shumë kontributin dhe punën e vazhdueshme që e bëjnë sportistët, duke vlerësuar  që sporti në Rahovec në të gjitha disiplina është i gjallë, si dhe premtoj që përkrahja jonë si Komunë nuk do të mungoj asnjëherë. Të gjithë u shpërblyen me mirënjohje përfshirë dhe sportistë të fushave të ndryshme dhe të tjerë që kontribuuan për mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive gjatë vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …