Matti Nissinen : Kosova në rrugën e duhur drejt integrimit euroatlantik

Ambasadori i Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen, në përfundim të mandatit të tij trevjeçar, ka vlerësuar se Kosova është duke ecur drejt integrimit në organizatat evropiane dhe euroatlantike. Në një intervistë për platformën The Geopost, ai theksoi rëndësinë e vijimit të reformave shoqërore dhe fuqizimit të institucioneve. “Unë besoj se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike. Mesazhi im është që të vazhdohet në këtë rrugë, me fokus tek reformat shoqërore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur, ta shohim Kosovën si anëtare të organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, tha Nissinen. Ai inkurajoi qeverinë e Kosovës të investojë më shumë në njerëz, arsim, shëndetësi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas tij, ky model ka dhënë rezultate të qëndrueshme në Finlandë dhe mund të funksionojë edhe në Kosovë. Raportet mes Kosovës dhe Finlandës kanë një histori të ngushtë, të trashëguar nga angazhimi i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, i cili ndërmjetësoi procesin e paqes në Kosovë në vitin 1999 dhe shërbeu si i dërguar special i OKB-së për statusin e saj në vitet 2005-2008, duke luajtur një rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës e aprovon kërkesën e Kosovës për 35 milionë euro kredi

40% e të punësuarve në Kosovë kanë kredi aktive, rritje e dukshme e huamarrjes në 2025

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë këtij …