Mazllum Baraliu: Pas 30 shtatorit, Kushtetuesja ka tre opsione – përfshirë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme

Më 30 shtator përfundon masa e dytë e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila prej 5 shtatorit ka bllokuar çdo procedurë për formimin e qeverisë. Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha se pas kësaj date Kushtetuesja ka tri alternativa kryesore në dispozicion:

  1. Ta njohë konstituimin e Kuvendit – sipas pretendimeve të fituesve të zgjedhjeve, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve.
  2. Ta rikthejë procesin në rivotim – vetëm për nënkryetarët nga komunitetet pakicë, serbë ose të tjera.
  3. Të shpallë zgjedhje të reja – një vendim më radikal, por brenda kompetencave të saj, qoftë duke e orientuar Presidenten, qoftë duke vendosur drejtpërdrejt për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mazllum Baraliu theksoi se çfarëdo epilogu, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është njëinstancial dhe i detyrueshëm për t’u respektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur …