Gjatë
vitit të kaluar, në Kosovë janë riatdhesuar mbi 17 mijë persona. Pritjet janë që
një numër po kaq i madh njerëzish të riatdhesohen edhe gjatë këtij viti. Sipas
zyrtarëve në Departamentin për Ri-integrim, numri më i madh i të riatdhesuarve do
të jetë nga Gjermania dhe Zvicra, shtete të cilat nuk japin azil për qytetarët
nga Kosova. Personat
që kthehen përmes programit të riatdhesimit do ta kenë më të lehtë
ri-integrimin, sepse departamenti përkatës në kuadër të Ministrisë së Brendshme
do të kujdeset për strehimin dhe mundësinë e punësimit të tyre. Nga fondi për
ri-integrim parshihet që brenda një periudhe të caktuar, personave të kthyer t’u
paguhet qeraja apo t’u vihen në dispozicion banesa sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
