DR. Luljeta Abdullahu: Pa fotografi, dua të të kujtoj si dikur kur ishe, profesori im!

Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta mbahet Akademi përkujtimore për profesor, doktor, Sabahajdin Cenën

Fakulteti Filologjik “Ukshin Hoti” në Prizren, organizon Akademi Përkujtimore për prof. dr. Sabahajdin  Cenën, me rastin e një vjetorit të përjetësimit, në nderë të jetës dhe veprës së Tij. Akademia mbahet në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Filologjik, më  12 janar 2024, duke filluar në orën 11,00. Sabahajdin Cena, përveç akademik e profesor  ka qenë edhe luftëtar i lirisë dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteran i UÇK-së dhe i arsimit. Ai ka shkruar dhe ka botuar qindra shkrime për dëshmorët. Ka qenë edhe bashkëpunëtor i edicionit “Feniksët e lirisë” i Redaksisë “Dëshmorët e UÇK-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …