Në nderim dhe respekt të dëshmorëve të rënë më 18 prill 1999, organizuar nga OVL e UÇK-së, SHIL, SHFD, dega në Prishtinë, sot mbahet manifestimin “Ditës e Krenarisë”. Në orën 10. mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. Në orën 10 e 30 homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, ndërsa 10 e 40 dhurimi i gjakut po në sheshin sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Në orën 13.00 tubimi qendror për dëshmorët do të mbahet në fshatin Marec. Në orën 14 e 30 bëhen homazhe në varreza të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Mramor. Në 15 e 15 homazhe në varreza të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Makovc. Në orën 16 00 homazhe mbahen në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Makovc. Aktivitetet përkujtimore vazhdojnë në orën 18. 00 kur do të mbahet Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, të Pallatit të Rinisë. Aktivitetet ditore përmbyllën në orën 19, 00 në Turnirin e futbollit të vogël, po në Pallatin e Rinisë.
