Muharrem Sylejmani me bashkeluftetare

Sot mbushen 17 vjet nga rënia e pesë dëshmorëve të Shkëmbi i Grandinës

17 vjet më parë më 18 prill të vitit 1999, qindra forca policore dhe ushtarake serbe, të cilat ishin pozicionuar në lagjen Sopi të Llapushnikut kishin bërë përpjekje që me trupa tokësore të depërtonin në Malet Berishës, me qëllim për ta marrë pikën më strategjike të Rrafshnaltës. Atë ditë forcat e regjimit të Milosheviqin pasi kishin hedhur qindra granata në një rreze të gjerë veprimi kishin mësyrë me këmbësori  me qëllim për ta pushtuar Majen e Grandinës, njëra prej fortifikatave më strategjike të Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova. Atë ditë në luftimet ballë për ballë kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi e Mentor Gashi, ndërsa janë plagosur dhjetëra luftëtarë të lirisë. Në betejën e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999, nuk u lejua depërtimi i forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, QPK, Radio-Kosova e Lirë, Kosovapressi dhe  rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve, prej Berishës deri në Javur e Luzhnicë dhe prej Llapushnikut e deri në Pjetërshticë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …