Mbahet manifestimi tradicional: “Ditët e krenarisë” kushtuar dëshmorëve të UÇK-së të Prishtinës me rrethinë

Mbahet manifestimi tradicional: “Ditët e krenarisë” kushtuar dëshmorëve të UÇK-së të Prishtinës me rrethinë

Në nderim dhe respekt të dëshmorëve të rënë më 18 prill 1999, organizuar nga  OVL e UÇK-së, SHIL, SHFD, dega në Prishtinë, sot  mbahet  manifestimin “Ditës e Krenarisë”. Në orën 10. mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet. Në orën 10 e 30 homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, ndërsa 10 e 40 dhurimi i gjakut po në sheshin sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Në orën 13.00 tubimi qendror për dëshmorët do të mbahet në fshatin Marec.  Në orën 14 e 30 bëhen homazhe në varreza të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Mramor. Në 15 e 15 homazhe në varreza të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Makovc.  Në orën 16 00 homazhe mbahen në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Makovc. Aktivitetet përkujtimore vazhdojnë në orën  18. 00 kur do të mbahet  Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, të Pallatit të Rinisë. Aktivitetet ditore përmbyllën në  orën 19, 00  në Turnirin e  futbollit të  vogël, po në Pallatin e Rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …