Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahoveci. Mbledhjen e kryesoi Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili fillimisht theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së, edhe pse në komunën e Rahovecit gjatë këtij muaji ka pasur në vazhdimësi zhvillime duke e karakterizuar festën e vjeljes së rrushit i cili i ka dhënë peshë komunës së Rahovecit.
Në mbledhje u diskutuan këto çështje:
-
Fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve;
-
Siguria në trafik;
-
Lirimi i trotuareve;
-
Raportimi i shkeljeve ligjore;
-
Masat parandaluese për dhunën në familje;
-
Siguria në shkolla;
-
Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
-
Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).
-
Parandalimi i mbetjeve shtazore;
Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit me statistika si në vijim: Kanë ndodhur 55 vepra penale, 4 incidente jo penale, 2 lëndime të lehta, 10 raste të dhunës në familje, 1 raste i armëmbajtjes pa leje dhe janë arrestuar 29 persona. Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor; Janë dhënë 652 gjoba në komunikacion rrugor, 24 raste pa patentë, 172 për parking joadekuat, 24 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, 13 aksidente me dëme materiale dhe 7 aksidente me lëndime trupore. Rreth sigurisë në shkolla; Është raportuar 1 raste i incidentit në shkollë (dëme materiale). Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit për kontributin, angazhimin dhe punën e bërë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
