Mbjellja e pemëve ndihmon fëmijët tuaj të marrin frymë në të ardhmen

Në kuadër të angazhimeve të programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, projekti CBCEcoKid vazhdon me promovimin e aktiviteteve konkrete për mbrojtjen e mjedisit duke mundësuar gjelbërimin e hapësirave publike në Ferizaj. Pjesë e kësaj ishte edhe organizimi i vizitës së 45 nxënësve të 3 shkollave publike nga komuna e Çairit në Maqedoninë e Veriut të cilët u pritën me dashuri nga nxënësit e 3 shkollave partnere në Ferizaj. Ata, së bashku mbollën 250 fidane në hapësirën e parkut “Liria” dhe në hapësirat tjera publike në Ferizaj. Përmes këtij shembulli, të rinjtë e komunave partnere konfirmuan vizionin e tyre të përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme të gjeneratave që vijnë përmes mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit të mjedisit që i rrethon. Ky aktivitet, i realizuar nga projekti CBCEcoKid, synon krijimin e rrjetëzimit midis gjeneratave të reja në të dy anët e kufirit, dhe u mundësua me mbështetjen e autoriteteve komunale dhe me përkrahjen e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

May be an image of 12 people, people standing, plant and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …