leoni

Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa mbahet të martën më 6 maj

Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Malishevës do të mbahet të martën e ardhshme më 06.05.2025 duke filluar nga ora:09:45.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë të rregullt e mbajtur me datë: 28.02.2025.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/226 datë:11.04.2025 për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin fiskal 2025.

3.Shqyrtimi i Raportit 3 mujor Financiar janar-mars për vitin 2025.

4.Shqyrtimi dhe miratimi i draft-plani i veprimit tre vjeçar për banim social 2025-2027.

5.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kuvendit për vitin 2024.

6.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kryetarit të Komunës janar-dhjetor 2024.

7.Formimi i Këshillit Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

8.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr01/869 datë:23.07.2024 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm publik, sipërfaqja prej 400m2.

9.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/523 datë: 02.05.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për inicimin e procedurës administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike me qëllime të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, (qëllime të tregut publik) dhe interesit publik, në zonën kadastrale në Carrallukë, Malishevë.

10.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/522 datë:02.05.2025, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për formimin e komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes shprehjes së interesit në fshatin Malishevë.

11.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/333 datë:17.03.2025, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, përfundimi i procedurës së këmbimit të pronës publike me pronë private, sipas vendimit të Kuvendit nr.02/397 datë:11.09.2024.

12.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr 01/369 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për inicimin e procedurës administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike me qëllim  të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike dhe interesit publike, në komunën e Malishevës.

13.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/362 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës nr.01/35 datë:21.03.2025.

14.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/368 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për Formimin e Komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes shprehjes së interesit në fshatin Bubavec, fshatin Shkozë dhe në Qytetzën e Malishevës, KK-Malishevë.

15.Shqyrtimi i kërkesave.

16.Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …