Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të thirret pas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilat nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare. Në bazë të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur me 20 shtator 2017, është kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i propozojë emrat e deputetëve për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare deri të hënën, më 25 shtator, në orën 12:00. Mirëpo, deri më sot, propozimet i kanë parashtruar: Grupi parlamentar Lista Serbe, Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën. Pas parashtrimit dhe propozimeve edhe nga grupet tjera parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …