Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare do të mbahet me 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare do të mbahet me 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër. Në një njoftim të Qeverisë shqiptare bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më 2 tetor në orën 11:00, në ‘Pallatin e Kongreseve’. Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve. Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …