Mbledhja solemne e KK të Malishevës mbahet më 5 mars

Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet ditën e Shtunë me datë: 05/03/2022, duke filluar nga ora 09:00. Mbledhja solemne mbahet me rastin e shënimit të 5, 6 dhe 7  Marsit, ditët e “Epopesë së UÇK-së”.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

– Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati,

– Me rastin e shënimit  të  5, 6 dhe 7  Marsit, ditët e “Epopesë së UÇK-së”.

– Fjala përshëndetëse e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

– Fjala përshëndetëse e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …