Mbreti i Jordanisë: Jam i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta

Mbreti i Jordanisë, Abdullah Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës në vendin tonë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta. “Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë. Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa duke folur për sulmet e ekstremistëve në  Paris, ato i  ka quajtur shpërfaqje të tmerrit dhe  të terrorizmit. Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë. Sulmet e tmerrshme në Paris tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë, ka thënë mes tjerash Mbreti i Jordanisë, Abdullah Al-Hussein.

 

Kontrolloni gjithashtu

AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …