Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Mbrojtja dhe Prokuroria kërkojnë afat të ri: Dosjet përfundimtare të dorëzohen më 30 janar 2026”

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka ardhur një kërkesë e përbashkët nga mbrojtja dhe Prokuroria që dosjet përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të dorëzohen më 30 janar 2026, ose 60 ditë pas mbylljes së procedurës së paraqitjes së provave. Kërkesa u vlerësua si e arsyeshme nga Prokurori James Pace, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas Prokurorisë, kompleksiteti i dosjes kërkon kohë shtesë për përgatitjen e materialit përfundimtar. Çështja përfshin një periudhë të gjatë kohore, dhjetë pika të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, mbi 400 incidente të pretenduara, dëshmi nga më shumë se 250 dëshmitarë, si dhe mbi 5 mijë materiale të pranuara në prova. Ai shtoi se propozimi për dorëzim të dosjeve më 19 dhjetor 2025 është i pa realizueshëm. Trupi gjykues kërkoi sqarime nëse palët parashikojnë ndonjë çështje që mund të pengojë mbylljen e paraqitjes së provave rreth datës 4 dhjetor 2025, si dhe nëse pajtohen që njoftimi për mbylljen të bëhet me shkrim. Prokuroria nuk pati kundërshtime, ndërsa avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, deklaroi se nuk presin mocione shtesë që mund të vonojnë procesin. Sa i përket deklaratave përmbyllëse, palët kërkuan që ato të mbahen në mars ose, eventualisht, në prill të vitit 2026. Prokuroria tha se i duhen rreth dy ditë për paraqitjen e fjalës përfundimtare, ndërsa mbrojtësi i Thaçit kërkoi një seancë të plotë për prezantimin e tyre, duke iu referuar volumit të madh të materialit që duhet adresuar.

Kontrolloni gjithashtu

Besim Kelmendi nën hetim për Reçakun: Lidhjet e dyshimta para Luftës dhe roli i tij në Gjykatën serbe që mohoi krimet

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është thirrur sot në Prokurorinë Speciale …