Mbrojtja e Hashim Thaçi kërkon lirimin e menjëhershëm: “Duhet të shpallet i pafajshëm”

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar gjykatës speciale në Hagë që ta shpallë atë të pafajshëm dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm. Në dosjen përfundimtare, avokati Luka Misetiq thekson se “rezultati i vetëm i drejtë” është pafajësia për të gjitha pikat e aktakuzës. Sipas mbrojtjes, gjatë procesit nuk janë dëshmuar pretendimet e Prokurorisë, ndërsa theksohet se Thaçi ka bashkëpunuar vazhdimisht me drejtësinë. Në dokument përmenden edhe faktorë lehtësues, si dorëheqja nga posti i presidentit në vitin 2020, dorëzimi vullnetar në gjykatë dhe qëndrimet e tij publike në favor të bashkëjetesës dhe kundër hakmarrjes pas luftës. Në një argumentim të fortë juridik, mbrojtja e Hashim Thaçi ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për dënime të rënda, duke theksuar se çdo dënim mbi 15 vjet burgim është jokushtetues. Ai kundërshton edhe interpretimet e mëparshme gjyqësore, përfshirë rastin e Sali Mustafes, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Kritika ndaj Prokurorisë në Hagë: Kërkesa për 180 vjet burgim shihet si e tepruar dhe e motivuar

Në përmbyllje të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale …