Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Mbrojtja e Jakup Krasniqit heq dorë nga dëshmia e një dëshmitari në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar trupin gjykues në Gjykaten Speciale në Hagë se nuk do të mbështetet në dëshminë e një dëshmitari, emri i të cilit mbetet i redaktuar. Në njoftim thuhet se Mbrojtja nuk ka më ndërmend të përdorë provat e dëshmitarit në fjalë dhe, si rrjedhojë, nuk do të dorëzojë asnjë kërkesë në përputhje me Rregullën 154 të procedurës. “Në pajtim me Rregullën 119 dhe urdhrin e Panelit të Dytë Gjyqësor, Mbrojtja njofton se nuk do të mbështetet më në provat e [REDAKTUAR]”, thuhet në parashtrimet e saj. Prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast më 15 prill 2025. Pas kësaj, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, që parasheh rrëzimin e ndonjë ose disa akuzave në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë u mor më 16 korrik 2025. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kishte sqaruar atëherë se incidentet që mbrojtja i kishte kundërshtuar — ato të ndodhura para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 — nuk përbënin akuza në kuptimin e Rregullës 130. Rasti “Thaçi dhe të tjerët” po vazhdon në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku të akuzuarit përfshijnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita lokale del fituese kolektive: LDK, PDK dhe AAK mbajnë shumicën e komunave

Subjektet politike opozitare në Kosovë kanë dalë fituese në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale, …