Kristofer Hill

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot pritet të dëshmojë diplomati amerikan Christopher Hill, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Pas një ndërprerjeje të shkurtër të seancave, dëshmia e Hill ishte shtyrë më herët për arsye organizative. Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00. Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tri ditëve të ardhshme, çdo mëngjes duke filluar nga ora 09:00. Ky është një nga dëshmitarët e rëndësishëm në këtë proces, që po ndiqet nga afër nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …