Mbrojtja e Thaçit do të përdorë dëshmitë e Albright dhe Holbrooke në Hagë

Në Gjykatën speciale në Hagë, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit ka bërë të ditur se në listën e dëshmitarëve përfshihen figura të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright dhe diplomatin Richard Holbrooke. Avokati Pierre-Richard Prosper tha se dëshmitë janë shfajësuese dhe thelbësore për rastin, ndërsa avokati Luka Mishetiq njoftoi se janë dorëzuar deklaratat për shtatë dëshmitarë dhe po priten autorizime për disa të tjerë nga institucionet ndërkombëtare. Gjykatësi Charles Smith konfirmoi se paraqitja e provave nga mbrojtja nis më 15 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …