Mbrojtja e Thaçit kërkon shtyrje të gjyqit për pengim të drejtësisë

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë është caktuar të fillojë më 24 shkurt 2026, vetëm një javë pas përfundimit të gjykimit për çështjen ku Thaçi gjykohet së bashku me krerët e UÇK-së. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar që gjykimi të fillonte më 2 mars, për të pasur kohën e nevojshme për t’u përgatitur. Megjithatë, gjyqtari i rastit nuk e pranoi kërkesën. Në kërkesën e re, mbrojtja thekson se do t’i duhen të paktën dy javë pas përfundimit të gjykimit të çështjes së mëparshme për të organizuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe përgatitjet hyrëse. Sipas mbrojtjes, fillimi më 24 shkurt do ta linte Thaçin dhe avokatët e tij me vetëm tre ditë pune dhe pesë ditë kalendarike për përgatitje, pasi njëri nga avokatët mbrojtës nuk është i disponueshëm midis 13 dhe 23 shkurtit. Gjithashtu, mbrojtja thekson se Thaçi përballet me njëmbëdhjetë akuza në këtë rast, ndërsa të bashkëpandehurit e tij me dy akuza secili, gjë që kërkon përgatitje të hollësishme për secilin dëshmitar. Avokatët kërkojnë një periudhë shtesë prej katër ditësh pune, deri më 2 mars, për të siguruar që mbrojtja të ketë kohën e nevojshme për përgatitje.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, është koha për bashkim dhe punë për qytetarët

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në një videomesazh të publikuar …