Mbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit pesë

Mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Jakup Krasniqit kanë njoftuar se në kuadër të paraqitjes së provave të tyre në Gjykatën Speciale, synojnë t’i thërrasin gjithsej 17 dëshmitarë. Avokati Luka Mishetiq, përfaqësues i Thaçit, tha se planifikojnë të thërrasin 12 dëshmitarë, ndërsa aktualisht kanë konfirmuar vetëm tre. Sipas tij, dëshmia e njërit prej tyre do të jepet gojarisht në sallë, ndërsa për të tjerët po kërkohen autorizime përmes Rregullës 154 dhe 153 të gjykatës. Në anën tjetër, avokati Aiden Ellis që përfaqëson Jakup Krasniqin, njoftoi se mbrojtja e tij synon të thërrasë pesë dëshmitarë – dy përmes Rregullës 154, dy të tjerë përmes Rregullës 153 dhe një përmes Rregullës 155. Mishetiq theksoi se po presin autorizime edhe për 30 dokumente sipas Rregullës 170, ndërsa Ellis tha se nuk kanë dëshmitarë për këtë rregull, por vetëm pesë dokumente që presin të autorizohen. Në rast se nuk merren autorizimet deri më 18 gusht, avokati Mishetiq kërkoi ndihmën e gjykatës për t’i siguruar këto leje, duke shtuar se komunikimi me ofruesit e informacionit është në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli: Limaj mund të jetë kandidat kompromisi mes Kurtit dhe opozitës

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për herë të 50-të me …