Mbyllja e institucioneve arsimore në vend si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, ka bërë që të ndërpritet edhe trajnimi i 435 kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke i vijuar trajnimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. E derisa hapja e institucioneve arsimore nuk është paraparë në asnjërën nga fazat e lirimit të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, nuk dihet se kur kadetët do të vazhdojnë trajnimin. Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, ka treguar se kadetët e Policisë së Kosovës kanë përfunduar tre muaj trajnim, ndërsa deri në diplomim i kanë edhe katër muaj të tjerë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
