Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Mbytja me grushte dhe përplasja në shkallë që pasoi me vdekjen e viktimës, cilësohet si vrasje nga pakujdesia

Sot ka qarkulluar një lajm në medie me një titull, “Vrasje nga pakujdesia” po të lexohet me vëmendje përshkrimi i vrasjes, në asnjë vend nuk hetohet se viktima të jetë vrarë nga pakujdesia por vrasja ka ardhur si pasojë e rrahjes fillimisht me boks pastaj përplasje  nëpër shkallë dhe për pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit N.B. për veprën penale vrasje nga pakujdesia.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 4 vite e 8  muaj, i cili dënim do të ekzekutohet  pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datë 23.07.2019 gjerë me datë 09.12.2019.   N.B. është akuzuar nga Prokuroria pasi që më datë 20.07.2019, rreth orës 17.50 në Prishtinë, në rrugën “Perandori Justinian” në shkallët e nënkalimit nën bulevardin “Bill Klinton” pas mosmarrëveshjes verbale fizikisht e kishte sulmuar tani të ndjerin – të dëmtuarin G.R., duke e goditur shumë herë me grushte në pjesën e kokës dhe e kishte goditur me këmbë në pjesën e kraharorit, dhe i ndjeri G.R e kishte humbur baraspeshën dhe ishte rrëzuar në shkallë me shpinë dhe kishte rrëshqitur deri te pushimorja e shkallëve duke pësuar lëndime trupore, për shkak të të cilave kishte ardhur deri te vdekja.

 

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Si mund të trajtohet një vrasje e tillë nga  pakujdesia, kur vrasësi e ka goditur viktimën në kokë, kraharor dhe në këmbë dhe nga këto të rëna ai ishte shembur në shkallë dhe nga përplasja kishte gjetur vdekjen. Ja edhe një shembull si ndahet drejtësia në Kosovë!.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …