Partia e Punës në Britaninë e Madhe krijon një sfidë serioze dhe radikale për Partinë Konservatore

Partia e Punës në Britaninë e Madhe krijon një sfidë serioze dhe radikale për Partinë Konservatore

Zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe ofrojnë mundësi për disa ndryshime sizmike në arenën politike globale. Partia e Punës krijon një sfidë serioze dhe radikale për Partinë Konservatore, e cila mund të ketë efekte të gjera. Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Partisë Punëtore të Britanisë së Madhe u hoq nga politike e ish kryetarit të Partisë, Tony Bler dhe e ktheu partinë në politikën e klasës punëtore dhe rrënjët socialiste të saj. Kjo është një politikë internacionaliste që njeh solidaritet midis njerëzve, racave, grave, klasës punëtore, sindikatave dhe të tjerëve në luftën kundër kapitalizmit, neo-liberalizmit, patriarkalizmit dhe kolonializmit.  Tani më shumë se kurrë Mbretëria e Bashkuar të mbahet përgjegjëse për mizoritë koloniale të kryera në Palestinë dhe gjetkë dhe është gjithashtu koha për t’i dhënë fund bashkëveprimit britanik në abuzimet me të drejtat e Palestinës. Partia e Punës e Xheremi  Corbinit mund të fillojë ta bëjë atë. Corbyn shpesh ka folur për qëndrimin ndaj kolonializmit në sistemin arsimor britanik, dhe Manifesti i Punës përmend krijimin e një “Fondi për Emancipimin Arsimor” për të edukuar të rinjtë britanikë mbi kolonializmin dhe skllavërinë. Corbyn ishte gjithashtu një folës i zëshëm dhe i shquar për të drejtat e Palestinës. E rëndësishme është që Qeveria e majtë  në Britani është zotuar se  menjëherë do të pezullojë shitjet e armëve Arabisë Saudite dhe Izraelit. ( Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …