Shaqir Hoti: Okarina

Shaqir Hoti: Okarina

Okrainat që janë zbuluar nga arkeologë të kohës, i takojnë periudhave të lashtësisë së thellë historike e civilizuese.

Ekspertët supozojnë se okarinat janë të vjetra mbi 12.000 vjet, dhe janë përdorur në të gjitha kulturat kohore që nga popujt Maja, Inkas dhe Aztekët (në Amerikën e mesme dhe jugore).

Gjithëandej nëpër  botë janë gjetur Okarina në forma të ndryshme, si: Ovale, Zogjëve, Kafshëve, etj. Kurse arkeologët tanë kanë zbuluar në nga okarinat më të veçanta shumë dalluese, që më shumë ngjason një koke, një kokë Hynjeshe Qiellore. Kjo okarinë është zbuluar në fshatin Runik (Ilirion, një ndër qendërat më të mëdha të asaj kohe) afër Skenderajt, në fillim të viteve 1970 dhe për një kohë të gjatë e ekspozuar në Muzeun e Kosovës, gjerë në vitin 1989, ku dhunshëm është tërhequr nga aty, ku e kishte ventin, jo vetëm të ekspozimit, por edhe vendin e origjinës, për t’u ekspozuar pastaj në Beograd, apo nuk dihet se ku ndodhet, për kaq vjet, ky objekt monumental, si dhe shume të tjera të llojit të rrallë, e mbase unikat vazhdojnë të bëjnë jetë në Serbi.

Ky objekt i kohës së neolitit të mesëm, i takon periudhës kulturore Starqevjane, Ka formë cilindrike, me gjatësi 8 cm dhe gjerësi (në mes ku është më e gjerë) 6 cm. Në fillim ka buzoren e hapur 12mm, nga buzorja deri te vrima e djathtë ka largësi 4.4cm, kurse distanca nga buzorja deri te vrima e majtë është 4.2 cm. Vrimat janë të hapura F=6mm, largësia në mes vrimave është 3.8cm, pra i ka vetëm dy vrima që gjithësej japin tre tinguj. Tingujt i përkasin pinorit natyral dhe duke i hapur radhazi japin një kuart sekstakord apo G, C, Es, por me shartimin e tingujve, duke i mbyllur vrimat për gjysmë, mund të dalin edhe tinguj të tjerë.

Nuk dihet se si është quajtur ky instrument muzikor në atë kohë, sepse nuk kemi të dhëna të sakta, por emri Okarinë u shfaq në gjysmën e shekullit të XIX, Guissepe Donati nga Budrio e Italisë, i cili e punoi një të tillë duke i dhënë formë tjetër të ngjashme me sqepin e një zogu dhe duke e zgjeruar atë me diapason prej 10 vrimash, që nga ajo kohë Okarina ka 1 oktavë e gjysme. Por me emërtimin zyrtar, ky instrument sa i dashur për formacionet orkestrale, po aq i rëndësishëm për artin muzikor ia dha muzicienti Emilia Romanja, po ashtu nga Italia, që e quajti OKARINA (që në shqip do të thotë rosë e vogël) pra instrument të cilin bota artistike do të mburrej më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …