Më 14 shtator të vitit 1916 lindi, atdhetari dhe veprimtari i NDSH-së, Adem Hasan Selimi, i njohur si Adem Gllavica

Më 14 shtator të vitit 1916 lindi, atdhetari dhe veprimtari i NDSH-së, Adem Hasan Selimi, i njohur si Adem Gllavica

Më 14 shtator të vitit 1916 lindi,  atdhetari i mirënjohur, Adem Hasan Selimi, i njohur si Adem Gllavica. Ai ishte djali i  vetëm i babë Hasanit dhe i nënë Fatimesë. Shkollën fillore ai e kreu në fshatin Llugaxhi ndërsa të mesmen në Shkup, në “Medresenë e Madhe”. Studimet e larta i vijoi në Zagreb, në Fakultetin e Agronomisë, ku u diplomua ua në vitin 1943. Gjatë periudhës 1941 – 1944 ai shërbeu disa muaj si nënprefekt në Ferizaj, pastaj si mësimdhënës në “Normalen “ e Prishtinës, si drejtor i “Fermës Bujqësore “ në Fushë – Kosovë, si Inspektor për Bujqësinë në Komunën e Prishtinës. Në verë të vitit 1944, Ademi u martua me mësuesen Vezire Gjeraku, nga Sllatina e Prishtinës. Pas hyrjes së forcave komuniste jugosllave në Prishtinë, Ademi e vijoi luftën e rezistencës në mal, së bashku me mijëra bashkëluftëtarë të tjerë, deri në vjeshtë 1945. Në këtë kohë u mor vendimi për ta lëshuar Kosovën dhe për ta dalë, me luftë, në Greqi, ku atë dhe intelektualë të tjerë si Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi etj, i mbajtën në kampet politike deri në qershor 1951. Pastaj Ademi kaloi në Gjermaninë Perëndimore, për dy vjet. Në pamundësi për t’u ribashkuar me bashkëshorten, ai mori udhën e mërgimit në Australi, ku krijoi një familje të re. Vdiq më 4 shkurt të viti 2001.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …