Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Më 15 shtator nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave në gjykatën speciale në Hagë. Në konferencën statusore të mbajtur së fundi, u konfirmua se në sallë ishin të pranishëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërsa Jakup Krasniqi e ndoqi seancën përmes video-lidhjes. Trupi gjykues kërkoi nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit të japin afate për deklaratat e dëshmitarëve. Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, deklaroi se nga 11 dëshmitarë të planifikuar, pesë prej tyre ende nuk kanë përmbledhje të dorëzuara, ndërsa për katër dëshmitarë që janë figura të rëndësishme nga SHBA-ja, po priten autorizime. Edhe një dëshmitar tjetër është nga Mbretëria e Bashkuar. Mbrojtja njoftoi se do të kërkojë 35.5 orë për dëshmitë e planifikuara. Prokuroria tha se i nevojitet një muaj për përgatitje pas dorëzimit të deklaratave, ndërsa mbrojtja theksoi se nuk është e obliguar t’i paraqesë ato paraprakisht. Mbrojtja e Krasniqit tha se do të ftojë katër dëshmitarë, dy me dëshmi në gjykatore dhe dy me dëshmi me shkrim tashmë të dorëzuara. Gjykatësi parashikoi se procesi i dëshmive mund të zgjasë rreth 35 ditë pune dhe seanca do të jenë kryesisht të hapura për publikun, përveç rasteve kur kërkohet konfidencialitet.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …