leoni

Më 17 nëntor zgjedhet kryetari i ri i PDK-së,

Memli Krasniqi pasi njoftoi për dorëheqjen e tij, deklaroi se më 17 nëntor pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.

Në pyetjen nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij, Krasniqi është përgjigjur, se nëse Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam i bindur që do të ishte kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova. Nëse ai kandidon për kryetar, e ka mbështetjen time të plotë”, tha Krasniqi në konferencën për media.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, duke thënë se vendimin për dorëheqje ndoshta do ta merrte më herët sikur të kishte stabilitet institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër për rastin e Mitrovicës: “Kush ka prekur votat, e ka vendin në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve për …