Më 24 mars, në përballje të drejtpërdrejta me forcat serbe, ka rënë dëshmor luftëtari i lirisë Ismet Asllani, i cili shërbente si Komandant i Logjistikës në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare ts Kosovës për Zonën Operative të Llapit. Po atë ditë u zhvillua Beteja e Gllogjanit, një nga përballjet e para frontale dhe më të rëndësishme të luftës në Kosovë, e cila shënoi një kthesë të rëndësishme në konsolidimin e rezistencës së armatosur shqiptare. Gjatë kësaj beteje ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët me sakrificën e tyre u bënë simbol i qëndresës dhe i vendosmërisë për liri. Këto ngjarje dhe figura përfaqësojnë momente kyçe të historisë së luftës çlirimtare në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin dhe çmimin e lartë të paguar në rrugën drejt lirisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
