Më 25 mars 1999 pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe ishin hakmarrë mbi popullatën civile shqiptare

Më 25 mars  të vitit 1999  pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile, forcat okupatore serbe  kanë vrarë e kanë masakruar qindra  shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit, nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe forcat policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë e masakruar 243 shqiptarë të moshave të ndryshme, fëmijë, gra e pleq dhe dogjën e shkatërruan rreth 1 mijë shtëpi. Po më 25 mars ka rënë dëshmor i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Në vend luftime të ndryshme në frontet e UÇK-së kanë rënë: Ragip Ademi, Isuf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj e të tjerë. 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …