Më 26 janar të vitit 2000 u themelua Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Më 26 janar të vitit 2000 u themelua Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila ka vepruar në tri komunat e Kosovës Lindore, me qëllim për çlirimin  e atyre viseve dhe bashkimin me Kosovën. Pas rënies së regjimit të Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, dhe asaj iu imponua Marrëveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrollonte  në pesë kilometrshin- zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. UÇPMB-ja kish mbijetuar në Zonën e ndaluar prej 5 kilometra  rrethe qark Kosovës, ku serbët s’kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s.  Në radhët e kësaj ushtrie kanë rënë 27 dëshmorë dhe janë plagosur më shumë se 100 luftëtarët të lirisë gjatë asaj lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Protesta, paraburgim i gjatë dhe akuza për drejtësi selektive ndaj Gjykatës Speciale

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë po shihet gjithnjë e …