Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Më 27 janar 2019 do të nderohen dëshmoret e rënë me 27 janar të vitit 1990 në Brestovc të Rahovecit

Me rastin e 29 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, do të përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Në demostratat për Kosoven Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqipëtare Ukshin Hoti, ranë për të mos vdekur këta 4 dëshmorë dhe u plagosen 19 të tjerë. Me rastin e 29 vjetorit më 27 janar 2019, do të organizohen homazhe dhe tubim përkujtmor te vendi i rënies. Do të bëhen homazhe te varret e dëshmorëve në ora 10:30 në Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogel dhe Celinë. Ndërsa në ora 12.00 te vendi i rënies në fshatin Brestoc të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit …