Për nder të 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Rexhep Rexhepi e Beqir Rexhepi në Bibliotekën Kombëtare me 27 shkurt 2019 mbahet Ekspozitë e cila do të hapet në ora 18:00. Më 28 shkurt të vitit 1998, Rexhepi e Beqiri, nisen për t’ iu shkuar në ndihmë bashkëluftëtarëve të tjerë, të cilët kishin sulmuar policinë armike, të vendi i quajtur “Lisat Gjashtënjakë”, në Likoshan. i dalin përballë patrullës së policisë serbe dhe e shpartallojnë atë në tërësi, por gjatë luftimeve ballë për ballë ata bien në altarin e atdheut.
